Pompeo kritikon hetimin e OBSH-së në Kinë: Plotësisht i deformuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se ai pret që hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën e koronavirusit në Kinë të jetë “plotësisht i deformuar”.

Rreth 580,000 njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga COVID-19 dhe më shumë se 13 milion janë infektuar pas shpërthimit që filloi në Wuhan të Kinës vitin e kaluar.

OBSH-ja me qendër në Gjenevë tha se po dërgonte një ekip në Kinë për të hetuar se si nisi shpërthimi i koronavirusit.

“Ky është një regjim që nuk e bëri të ditur informacionin që kishte për virusin, i cili ka vrarë mbi 100,000 amerikanë … dhe tani po lejon Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shkojë për të kryer atë që unë jam i bindur se do të jetë një hetim plotësisht i deformuar,” u tha zoti Pompeo gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më kritik ndaj OBSH-së, dhe kanë deklaruar largimin nga kjo agjenci e OKB-së.

Presidenti Donald Trump, i cili është kritikuar ashpër për reagimin e tij ndaj shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, që kanë numrin më të lartë të vdekjeve në botë, më shumë se 136,000 , është përpjekur të fajësojë Kinën.

“Shpresoj të jem i gabuar. Shpresoj të jetë një hetim i plotë që u shkon gjërave deri në fund, por unë kam parë sjelljen e Partisë Komuniste Kineze sa i përket virusit që u përhap nga Wuhani dhe ata thjesht kanë refuzuar,” tha zoti Pompeo.

“Ata kanë shkatërruar mostrat. Ata nuk i kanë lejuar gazetarët dhe mjekët që ishin gati të flisnin, për të bërë atë që duhet të bëjnë vendet të cilët kërkojnë të kenë rol të vërtetë në shkallë globale dhe në skenë globale: të jenë transparentë dhe të hapur, të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë,” tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*