‘Po mbjell kaos në Mesdhe’/ Pompeo i përgjigjet akuzave të Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi të martën Rusinë për vazhdimin e “kërcënimit të stabilitetit në Mesdhe ” dhe mbjelljen e “kaosit, konfliktit dhe ndarjes” në vendet përreth rajonit.

Në një deklaratë mbi “ndikimin rus në Mesdhe”, Pompeo iu përgjigj homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili më herët akuzoi Shtetet e Bashkuara “për lojëra politike në rajon”.

Lavrov “përsëri i merr faktet gabim dhe përpiqet të rishkruajë historinë”, tha Pompeo, duke dënuar veprimet e Moskës në Libi, Greqi dhe Siri.

Në Libi, tha ai, SHBA-ja “mbështet formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që mund të sigurojë vendin dhe të përmbushë nevojat ekonomike dhe humanitare të popullit libian” dhe po punon me Kombet e Bashkuara drejt këtij qëllimi.

“Rusia, nga ana tjetër, minon politikën e brendshme të Mesdheut, mbështet diktatorin brutal të Sirisë dhe nxit konfliktin e Libisë me përfaqësuesit e saj. Kush po luan lojëra këtu?”, shtoi ai në Twitter.

“Rusia vazhdon të kërcënojë stabilitetin e Mesdheut duke përdorur një sërë teknikash për të përhapur dezinformimin, minuar sovranitetin kombëtar dhe për të mbjell kaos, konflikt dhe ndarje brenda vendeve në të gjithë rajonin”, tha Pompeo./ REL/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*