‘Përulësisht, para 3 shkronjave të arta!’/ Ministrja Haradinaj: Miratuam Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së  

Ditën e sotme Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka njoftuar miratimin e nismës Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja Haradinaj, ka mbrojtur me fanatizëm vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku sipas saj , janë filli i lirisë prej ku ne mund të nxjerrim vendime e ligje sot.

Postimi i plotë:

Sapo miratuam nismën Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë filli i lirisë prej ku ne mund të nxjerrim vendime e ligje sot. Tri shkronjat e UÇK-së, para se t’i mbrojmë ne, ato kanë mbrojtur veten dhe kombin.

Ne vetëm mund t’u shërbejmë tash, me nderime të sinqerta, me lartësim e mbrojtje institucionale, siç e kemi obligim kombëtar e historik.

Kabinetet Qeveritare ndërrohen, legjislativët poashtu, por ajo çfarë nuk ndërrohet është historia: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e ndritshmja e fundshekullit që shkoi, dhe është bazament i së ardhmes së shtetit dhe e kombit që ne ëndërrojmë.

UÇK, nuk është pjesë tavolinash e politikash, nuk është as debat për opinione, por është vlerë kristal e pastër – njejtë si gjaku i dëshmorëve dhe liria që na lanë pas.

Përulësisht, para 3 shkronjave të arta!

Sapo miratuam nismën Legjislative për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E martë, 14 korrik 2020

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*