Takimi virtual i KS të OKB-së, Ministrja Haradinaj-Stublla: Beogradi mohon masakrën në Reçak   

Duke iu përgjigjur akuzave të Daçiçit, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar që Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet dhe se “po vazhdon të bëj propagandë për destabilizimin e Kosovës”.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka theksuar se Beogradi vazhdon ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe pranimin në INTERPOL.

“Serbia vazhdon që të ketë ndikim mbi grupet kriminale që veprojnë në veri të Kosovës, po refuzon bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera të krimit”, theksoi Haradinaj.

Gjithashtu ministrja shtoi se Serbia nuk e pranon fajësinë për konfliktet e kaluara.

“Serbia e mohon të kaluarën, sikurse që ishte rasti me masakrën në Reçak, për të cilën Aleksandar Vuçiç (president i Serbisë) para disa muajsh ka thënë që nuk ka ndodhur dhe bëhet fjalë për fabrikim”, theksoi ajo dhe kërkoi që trupat e zhdukur gjatë luftës të kthehen në Kosovë.

“Pajtimi aktiv është rruga më e mirë për të ecur përpara”, theksoi Haradinaj-Stublla dhe shtoi që Kosova “beson në sundimin e ligjit, por edhe në luftën e drejtë , të cilën e kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

Fjalimi im sot në Takimin Virtual të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Z. President, [Z. Sekretari i Përgjithshëm],…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E mërkurë, 21 Tetor 2020

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*