Pas Trump, Stoltenberg: NATO do largohet nga Afganistani

Gjatë ditë së sotme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ripohoi vendimin e Aleancës për të tërhequr forcat e saj nga Afganistani, së bashku me SHBA-në, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për një tërheqje të trupave ushtarake deri në Krishtlindje.

“Ne shkuam në Afganistan pas sulmeve terroriste kundër SHBA-së më 11 shtator 2001”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi me kreun e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, raporton ATSh.

“Ne vendosëm së bashku të shkojmë në Afganistan. Ne do t’i rregullojmë së bashku forcat dhe do të largohemi nga vendi së bashku”, shtoi ai.

Stoltenberg këmbënguli në nevojën për të parandaluar që Afganistani të bëhet sërish një vend i shenjtë për terroristët.

Misioni i NATO-s kishte, fillimisht, më shumë se 100 000 ushtarë të angazhuar në operacione luftarake, kurse sot Aleanca ka vetëm 12 000 ushtarë përgjegjës për këshillimin dhe stërvitjen e forcave afgane.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*