Paralizohet New Yorku/ Konfirmohen mbi 10 mijë viktima nga COVID-19

Këtë të hënë, New Yorku shënoi një tjetër ditë tragjike si pasojë e koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp, Guvernatori Andrew Cuomo raportoi për 671 viktima të reja në 24 orë duke e çuar numrin total në 10,056.

Ai shprehet se statistikat në 24 orë janë në trend rënie por në përgjithësi numri i tyre është sërish i lartë.
New Yorku është shteti më i prekur nga COVID-19 në të gjithë SHBA-në.

Numri i viktimave është 22,151 ku më shumë se gjysma janë të regjistruar në New York.
Ndërkohë numri i të infektuarve është 562,506.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*