Pandemia në Amerikën Latine/ Rekord me të infektuar dhe viktima në Brazil

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.595 vdekje, ndërsa në Meksikë 485 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, me 69.074 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 2.552.265 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa me 1.595 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 90.134.

Në këtë mënyrë në Brazil regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve të shënuara në një ditë që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 514.197 raste dhe 22.389 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.787.419. Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Meksikë 5.752 raste dhe 485 vdekje të reja.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Meksikës, me 485 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 45.361. Ndërsa me 5.752 raste të reja është rritur në 408.449 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 267.147 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj.

Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 19 mars

Peruja dhe Guatemala.

Peruja regjistroi një nga shpërthimet më të këqija në rajon, pavarësisht asaj se zbatoi një nga bllokimet e para dhe më të rrepta kombëtare. Vendi ka raportuar mbi 18 mijë vdekje deri më tani.

Spitalet në Guatemala është dashur të varrosin dhjetëra viktima të cilët nuk janë identifikuar dhe po përpiqen të krijojnë mënyra për t’i ndihmuar të afërmit të gjejnë të dashurit e tyre pasi të kalojë pandemia.

Disa spitale filluan të fotografojnë pacientët që mbërrijnë të vetëm dhe ata që vdesin të paidentifikuar. Ata vendosen në qese trupi me dritare transparente mbi zonën e fytyrës, në rast se anëtarët e familjes arrijnë para se të varrosen.

Por protokollet që kërkojnë që personat që vdesin të varrosen shpejt, po e bëjnë shumë të vështirë identifikimin.

Guatemala ka raportuar mbi 47 mijë infeksione dhe pothuajse 1.900 vdekje.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*