Organizoi protesta anti-Putin/ Rusia hap çështjen penale kundër kritikut të Kremlinit  

Të premten, autoritetet ruse thanë se kishin hapur një çështje penale kundër një këshilltari të këshillit të qytetit të Moskës, i cili kishte planifikuar një miting kundër Presidentit Vladimir Putin sepse gjoja kishte shkelur ligjet në protestat në rrugë.

Dega në Moskë e Komitetit Hetues të Rusisë, organi që heton krimet e rënda, tha se Yulia Galyamina “kishte shkelur vazhdimisht procedurën e vendosur” për organizimin dhe tubimin e protestave, mitingjeve gjatë zgjedhjeve, raporton Reuters.

Ajo tha që ajo së shpejti do të merret në pyetje.

Galyamina ishte përfshirë në një fushatë kundër asaj që tha se ishin planet ilegale të Putinit për të mbetur në pushtet.

Grupi organizator kishte planifikuar një protestë në 15 korrik në Moskën qendrore kundër reformave kushtetuese që i dhanë Putin mundësinë që të qëndrojë në pushtet edhe për 16 vjet të tjerë.

Dhjetëra protestues u arrestuan në këtë tubim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*