‘Njësoj si gripi spanjoll’/ OBSH: Covid-19 mund të përfundojë brenda dy viteve

OBSH shpreson se kriza e koronavirusit mund të përfundojë në më pak se dy vjet.

Këtë deklaratë e tha këtë të premte shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, ku sipas tij “pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 zgjati dy vjet dhe më pas përfundoi”.

“Situata jonë tani është më ndryshe, kemi më shumë teknologji, natyrisht më shumë qarkullim, virusi ka më shumë shanse për t’u përhapur, dhe mund të lëvizë shpejt,” tha ai.

“Në të njëjtën kohë ne kemi teknologjinë dhe njohuri më të shumta për ta ndaluar atë.”

Sipas raporteve më të fundit, më shumë se 22.81 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi në gjithë botën dhe 793,382 kanë vdekur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*