Nën sanksionet e SHBA/ Irani, i gatshëm të dërgojë më shumë naftë në Venezuelë

Ministria e Jashtme e Iranit tha se Teherani do të vazhdojë të eksportojë naftë në Venezuelë, nëse kjo e fundit kërkon më shumë furnizime.

Edhe Irani, edhe Venezuela janë nën sanksione të SHBA-së dhe Uashingtoni ka kërkuar që të ndërpriten dërgesat, raporton Rel.

“Irani praktikon të drejtat e tregtisë së lirë me Venezuelën dhe ne jemi të gatshëm të dërgojmë anije të tjera, nëse Karakasi kërkon më shumë furnizime nga Irani”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Musavi.

Irani ka dërguar së voni pesë cisterna me naftë në Venezuelë – vendin që po përballet me mungesa për shkak të krizës ekonomike.

Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar qeveritë, portet detare dhe transportuesit se mund të përballen me ndëshkime nëse i ndihmojnë cisternat e Iranit.

Deri më tani, katër cisterna kanë hyrë në ujërat e Venezuelës.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë në rritje qysh në vitin 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga një marrëveshje bërthamore me Republikën Islamike dhe ka rikthyer sanksionet kundër saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*