Ndihmë urgjente për Libanin/ BE mbështet rimëkëmbjen pas shpërthimit, premton 33 milionë euro

Pas shpërthimit masiv në Bejrut, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i premtoi sot 33 milionë euro ndihmë urgjente kryeministrit libanez, Hassan Diab.

Ndër nevojat e tjera urgjente, kryesisht paratë do përdoren për financimin e pajisjeve mjekësore.

“Komisioni do të konsiderojë mbështetje të mëtejshme në varësi të vlerësimit të vazhdueshëm të nevojave humanitare”, tha ajo në një njoftim për shtyp.

Von der Leyen ofroi gjithashtu mbështetjen e BE-së për të kryer një vlerësim të plotë të nevojave për rindërtimin e qytetit dhe rimëkëmbjen e vendit.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*