Mbyllet Kosullata Amerikane në Chengdu pas afatit 72 orësh nga Kina

Ditën e sotme konsullata amerikanë në Chengdu pushoi së ekzistuari, konflikti SHBA-Kinë kaloi nga deklarata politike  në akte, një javë pasi në Huoston Amerikanët i kërkuan palës Kineze të largohej nga konsullata.

Të premten, Pekini njoftoi se i kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara që të mbyllnin ambasadën e saj në Chengdu, dhe u dha amerikanëve 72 orë për tu larguar, të njëjtën  kohe që iu dha Kinës për të lënë misionin e saj të Houston, i cili u mbyll në të premten.

“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Komuniste Kineze dhe do të përpiqemi të vazhdojmë kontaktet tona me njerëzit në këtë rajon të rëndësishëm përmes postimeve tona në Kinë,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një email për Reuters.

Në mesditën e së hënës, policia hoqi një pengesë rrugore që kishte kufizuar hyrjen në objektin Chengdu dhe dhjetëra kalimtarë ndaluan të bënin foto dhe video.

Ambasada amerikane lëshoi një video në gjuhën kineze në Twitter-in e saj: “Konsullata amerikane në Chengdu ka promovuar me krenari mirëkuptimin e ndërsjellë midis amerikanëve dhe njerëzve në Sichuan, Chongqing, Guizhou, Yunnan dhe Tibet që nga viti 1985. Do të na mungojë përgjithmonë, ”

Konflikti SHBA-Kinë është në nivelin më të keq si pasojë e mosmarveshjeve për tregtinë, teknologjinë ,pandemia e COVID-19, pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut dhe ligji I miratuar për Hong-Kongun.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*