‘Mbi 850 mijë të infektuar me COVID-19’/ Spanja, një ndër shtetet me më shumë raste

Edhe sot Spanja vazhdon të jetë ndër shtetet që kanë numër relativisht të lartë të personave të infektuar me koronavirus, që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore spanjolle kanë regjistruar si të infektuar me Covid-19,  852 838 njerëz.

Në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus, 2099 raste të reja.

Ndërkohë numri i të vdekurve në orët e fundit është 46 viktima nga COVID-19.

Me shifrat e sotme, në Spanjë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 32 225 individë.

Ndërkohë, në të gjithë botën janë infektuar me Covid-19, deri tashmë, mbi 35 milionë persona dhe 1 044 408 njerëz kanë ndërruar jetë nga virusi deri tani.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*