Material bërthamor i pa deklaruar/ ANEB i kërkon Iranit të lejojë inspektimin e dy lokacioneve

The designated director general of International Atomic Energy Agency, IAEA, Rafael Mariano Grossi from Argentina, delivers a speech at the beginning of a general confernce of the IAEA, at the International Center in Vienna, Austria, Monday, Dec. 2, 2019. (AP Photo/Ronald Zak)

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) edhe njëherë i ka bërë thirrje Iranit, që të lejojë inspektorët të vizitojnë vendet, ku besohet se Irani ka të ruajtura ose përdor materiale bërthamore, që nuk janë të deklaruara.

Drejtori i Agjencisë për Energji Bërthamore, Mariano Grossi u tha gazetarëve në Vjenë, se për më shumë se katër muaj, Irani ia ka pamundësuar qasjen kësaj agjencia në dy lokacione, dhe pothuajse që një vit “nuk është përfshirë në diskutime substanciale që të sqarojë pyetjet tona, lidhur me materiale potencialisht të padeklaruara bërthamore apo për aktivitete bërthamore”, raporton Rel.

Ai i bëri thirrje Iranit që të bashkëpunojë dhe tha se këtë kërkesë ua ka adresuar edhe zyrtarëve të lartë iranian.

Sipas Iranit, agjencia e OKB-së për Energji Bërthamore nuk ka bazë ligjore që të inspektojë këto dy vende për aktivitet bërthamor.

Vendet Perëndimore vazhdimisht kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me pengesat që krijon Irani që inspektorët të vizitojnë vendet bërthamore. Posaçërisht, Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft kritike për këtë çështje.

Uashingtoni në mënyrë të njëanshme para dy vjetësh u tërhoq nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*