‘Mardhëniet BE-Turqi në një pikë kritike’/ Borrell:  Ankaraja të tërhiqet nga konflikti në Mesdheun Lindor

Marrëdhënia e Bashkimit Evropian me Turqinë ndodhet në një pikë kthese, tha të martën diplomati më i lartë i bllokut, i cili i kërkoi Ankarasë të tërhiqet nga konflikti në Mesdheun Lindor e të mbështesë të drejtat themelore të njeriut në vend.

Lidhjet “ndodhet në një pikë kritike të historisë e do të shkojnë në njërën apo tjetrën anë, në varësi të asaj që do të ndodhë në ditët në vijim”, i tha shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, Parlamentit Evropian, raporton VOA.

Krerët e BE-së pritet të takohen javën e ardhshme për të diskutuar rreth Turqisë. Tensionet janë rritur mbi pretendimet e ndryshme të palëve, mosmarrëveshje që kanë vendosur Turqinë kundër Greqisë dhe Qipros, këto dy të fundit të mbështetuara nga Franca, lidhur me zona detare potencialisht të pasura me gaz natyror. Disa vende kanë zhvilluar stërvitje detare në rajon ndërsa disa anije turke vazhdojnë të kryejnë kërkime për naftë dhe gaz pranë Qipros.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*