Maqedoni e Veriut konfirmon 9 viktima nga COVID-19, mes tyre dy të rinj

Në Maqedoninë e Veriut të martën janë regjistruar nëntë të vdekur nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet.

Në mesin e viktimave janë edhe dy persona të rinj të moshës 23 dhe 29-vjeçare nga Shkupi dhe Strumica, raporton Rel.

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se njëri nga viktimat ka vajtur nga kanceri ndërsa tjetri nga mbipesha.

Me viktimat e ditës së martë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 661, më shumë se gjysma e tyre nga Shkupi.

Sa i përket të infektuarve, nga testimi i 1,404 mostrave, në 24 orët e fundit janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus. Më shumë se gjysma prej tyre apo 50 janë regjistruar në Shkup, derisa numër më i vogël është regjistruar në 15 qytete tjera.

Në mesin e të infektuarve është edhe një fëmijë i moshës njëvjeçare. Ai kishte qëndruar në kopsht ditën e parë të hapjes së këtyre institucioneve të kujdesit, por ende nuk është vërtetuar nëse infektimi ka ardhur në kopsht apo jashtë tij.

Sa i përket të shëruarve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 104 persona të shëruar.

Në Maqedoninë e Veriut janë testuar 167,760 persona dhe prej tyre 15,925 janë diagnostikuar me COVID-19.

Deri tash, 13,418 janë shëruar ndërsa 1.846 janë ende aktivë.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*