Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë hyjnë në ditën e katërt, përplasen sërish Franca dhe Turqia

Aleatët e NATO-s, Franca dhe Turqia shkëmbyen akuza të zemëruara të mërkurën, ndërsa tensionet ndërkombëtare u rritën për shkak të përplasjeve më të ashpra që nga mesi i viteve 1990, midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene.

Në ditën e katërt të luftimeve, Azerbajxhani dhe enklava armene etnike e Nago-Karabak, akuzuan njëri-tjetrin për bombardime përgjatë vijës së luftës që i ndan ata.

Dhjetra janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur gjatë luftimeve që kanë nisur nga e diela dhe që janë përhapur përtej kufijve të enklavës, duke kërcënuar të përhapen në luftë të gjithanshme midis ish-republikave Sovjetike të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Përleshjet kanë ngritur shqetësime në lidhje me stabilitetin në rajonin e Kaukazit të Jugut, një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz në tregjet botërore dhe ngritën frikën se mund të tërhiqen fuqitë rajonale Rusia dhe Turqia në këtë konflikt.

Disa nga aleatët e NATO-s janë gjithnjë e më të alarmuar nga qëndrimi i Ankarasë ndaj Nago-Karabakut, një rajon i shkëputur brenda Azerbajxhanit, aleat i ngushtë i Turqisë që drejtohet nga Armenët etnikë por nuk njihet nga asnjë vend si republikë e pavarur.

Duke përsëritur vërejtjet e Presidentit Tajip Erdogan, Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha të mërkurën Turqia do të “bënte atë që është e nevojshme” kur u pyet nëse Ankara do të ofronte mbështetje ushtarake nëse Azerbajxhani e kërkonte atë.

Çavusoglu tha gjithashtu se solidariteti francez me Armeninë arriti në mbështetjen e pushtimit armenë në Azerbajxhan.

Presidenti francez Emmanuel Macron, vendi i të cilit është shtëpia e shumë njerëzve me origjinë armene, u kundërpërgjigj gjatë një vizite në Letoni.

Ai tha se Franca ishte jashtëzakonisht e shqetësuar nga “mesazhet luftarake” nga Turqia “të cilat në thelb heqin ndonjë mundësi frenimi nga Azerbajxhani, në rikuperimin e Nago-Karabakut”./ Reuters/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*