Luftë në kufi/ Ushtarët indianë vriten nga forcat kineze në Kashmir

Tre ushtarë indiane janë vrarë në një përleshje me forcat kineze në Ladakh në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

Ushtria indiane tha se “zyrtarë të lartë ushtarakë të të dy palëve po takohen për të zbutur situatën”, duke shtuar se të dy palët pësuan viktima.

Kina u përgjigj duke i bërë thirrje Indisë të mos ndërmarrë veprime të njëanshme e t’u rrijë larg telasheve, njoftoi agjensia Reuters.

Kina ka akuzuar gjithashtu Indinë për kalimin e kufirit dhe sulm ndaj ushtarëve kinezë, tha agjensia AFP.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian u citua të thoshte se India kishte kaluar kufirin, “duke provokuar dhe sulmuar personelin kinez, duke rezultuar në konfrontim serioz fizik midis forcave kufitare nga të dy palët”.

Pekini nuk ka njoftuar për viktima kineze.

Përplasja vjen mes tensioneve në rritje midis dy vendeve. India ka akuzuar Kinën për dërgimin e mijëra trupave në luginën Galëan të Ladakh.

Pse po rriten tensionet mes fqinjëve

Si një hartë e re ngjalli rivalitetet e vjetra

Vdekjet besohet të jenë të parat në dekada në një konfrontim midis dy fuqive. Ata kanë bërë vetëm një luftë deri më tani, në vitin 1962, kur India pësoi një humbje poshtëruese.

India akuzon Kinën për pushtimin e 38,000 km katror të territorit të saj. Disa raunde bisedimesh në tre dekadat e fundit nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet kufitare.

Në maj, dhjetëra ushtarë indiane dhe kinezë patën përleshje fizike në kufi në shtetin verilindor Sikkim. Dhe në vitin 2017, të dy vendet u përplasën në rajon pasi Kina u përpoq të zgjasë një rrugë kufitare përmes një pllajë që ishte e debatueshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*