‘Kriza dhe halucinacione’/ Shkencëtarët zbulojnë se COVID-19 nuk prek vetëm mushkëritë

Studiuesit në të gjithë botën po raportojnë se COVID-19 po dëmton jo vetëm mushkëritë, por edhe organe të tjera.

Mjekët po raportojnë një numër në rritje të pacientëve me Covid-19 me simptoma të dëmtimit neurologjik, duke përfshirë inflamacion të trurit, kriza dhe halucinacione.

Simptomat më serioze, por më pak të raportuara zakonisht përfshinin kriza dhe goditje në tru.

Gjetjet kanë nxitur mjekët të fillojnë të kryejnë ekzaminime të thjeshta neurologjike tek pacientët Covid-19.

Më tej, ndërsa ekspertët e shëndetit fillimisht u thoshin pacientëve të shmangnin kërkimin e kujdesit në spitale nëse nuk kishin simptoma të zakonshme Covid-19 të tilla si ethe, kollë ose probleme me frymëmarrjen, neurologët shpresojnë që të dhënat e reja të shtojnë simptoma neurologjike, të tilla si konfuzion, mpirje ose probleme në të folur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*