Konfirmohen 4 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar për 4 viktima, 198 të infektuar dhe 97 të shëruar nga koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Viktimat janë dy nga Prilepi të moshës 61 dhe 70 vjeç, një nga Shkupi i moshës 49 vjeç dhe një nga Tetova i moshës 72 vjeçare, raporton Rel.

Me të vdekurit e ditës së mërkurë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 393.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh është regjistruar në Shkup, 83 raste, Sveti Nikollë (27), Shtip (21) Kumanovë (12), Gostivar (10) ndërsa në 13 qytete tjera ka numër më të vogël të të infektuarve.

Të dhënat i referohen testimit të 1,382 mostrave. Nga 8,530 të infektuar sa janë gjithsej në nivel shteti, numri më i madh i tyre është në Shkup, 4,035 raste, Tetova (894) dhe Kumanova (880).

Sipas raportit të Ministrisë, numri i personave të shëruar ka arritur në 4565 persona ndërsa i rasteve aktive mbetet në 3572 persona.

Deri të mërkurën në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 80,774 persona për COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse siç janë mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe larjen e shpeshtë të duarve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*