‘Koalicion global kundër Kinës’/ Pompeo prezanton planin gjatë takimit me Johnson në Londër

US Secretary of State Mike Pompeo (L) talks with Britain's Prime Minister Boris Johnson on arrival in Downing street in central London on July 21, 2020. (Photo by HANNAH MCKAY / POOL / AFP)

‘Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës.

Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të çuar më tej interesat e veta, raporton Rel.

Pompeo i bëri deklaratat më 21 korrik në Londër pas takimit me kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe Sekretarin e Jashtëm Dominic Raab.

Tensionet midis Perëndimit dhe Kinës janë rritur për shkak të mungesën së transparencës nga ana e Pekinit në lidhje me shpërthimin e pandemisë, shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut, dhe akuzat e piraterisë në internet.

Pompeo tha se çdo vend që “kupton vlerat e lirisë dhe demokracisë ” duhet të njohë kërcënimin që paraqet Kina.

“Shpresojmë se mund të krijojmë një koalicion që e kupton këtë”, tha ai.

Marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, teknologjinë 5G dhe të drejtat e njeriut.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se e ka mashtruar botën në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Uashingtoni ka lobuar te aleatët, për të ndaluar përdorimin e teknologjisë 5G të kompanisë kineze Huawei, duke thënë se qeveria kineze mund ta përdorë atë për të spiunuar kombet perëndimore.

Huawei mohon pretendimet.

Pompeo vlerësoi lartë vendimin britanik për heqjen e teknologjisë së Huawei-it nga rrjeti i tij i telefonisë celulare 5G.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*