Kina pezullon bashkëpunimin juridik Hong Kong-SHBA

Kina pezullon traktatin e asistencës juridike mes rajonit të Hong-Kongut dhe SHBA-së, në vijim të konfliktit që kanë përfshirë vendet muajt e fundit.

Gjatë adresimit në një konference për media në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian tha se: “Kina ka vendosur të pezullojë traktatin e asistencës juridike midis rajonit të veçantë administrativ Hong Kong dhe SHBA-së”.

Kjo masë erdhi pasi Washingtoni shprehu synimet e tij për të pezulluar 3 marrëveshjet bilaterale me Hong Kongun.

“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të korrigjojë vendimin e saj të gabuar dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës”, tha Zhao, sipas rrjetit të medias kineze CGTN

Si pjesë e të ashtuquajturave ‘masa të zbatimit në vazhdim’ pas urdhrit ekzekutiv të presidentit të SHBA-së lëshuar më 14 korrik, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje pezullimin e 3 marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara midis qeverisë së Hong Kongut dhe qeverisë amerikane, përkatësisht marrëveshja për dorëzimin e shkelësve të arratisur (SFO), marrëveshjen e transferimit të personave të dënuar (TSP) dhe Marrëveshjen në lidhje me përjashtimet tatimore nga të ardhurat që rrjedhin nga Operacioni Ndërkombëtar i Anijeve”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Hong Kongut.

Konflikti SHBA-Kinë vjen pasi shteti komunist miratoi ligjin e sigurisë kombëtare për rajonin autonom të Hong-Kongut, ku qeverisej një shtet dy sisteme prej viti 1997.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*