Kërkime në Mesdhe/ DASH ultimatum Turqisë: Jepini fund provokimeve! Filloni bisedimet me Greqinë

Edhe njëherë tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Turqisë që t’u japë fund “provokimeve të vazhdueshme” në Mesdheun Lindor.

DASH dënoi përdorimin e Navtex dhe i bëri thirrje Turqisë që t’u japë fund sfidave, në mënyrë që të niset një dialog me Greqinë, thuhet në deklaratën e zëdhënëses Morgan Ortagus.

“Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë njoftimin e Turqisë për të rifilluar aktivitetin e lidhur me kërkimin në zonat ku Greqia mban gjithashtu juridiksionin në Mesdheun Lindor. Njoftimi i Turqisë rrit në mënyrë të njëanshme tensionet në rajon dhe komplikon qëllimisht rinisjen e bisedimeve kritike hulumtuese mes aleatëve tanë të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë. Intimidimi, kërcënimet dhe veprimtaria ushtarake nuk do të zgjidhin tensionet në Mesdheun Lindor. Veprimet e njëanshme nuk mund të krijojnë besim dhe nuk do të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme. Ne e nxisim Turqinë t’i japë fund kësaj sfide dhe të lejojë fillimin e bisedimeve me Greqinë,” ka përfunduar deklarata.

Anija kërkimore turke me sistemin e identifikimit gjeografik të mbyllur në shelfin kontinental grek, Orc Reis me ndihmën e Ataman dhe Cengiz Han u largua nga porti i Antalias e shoqëruar nga rreth pesë anije luftarake turke të hënën në mëngjes dhe mbylli sistemin e vendndodhjes pak para orës 10 të së martës.”

Vendndodhja e saj e fundit ndodhet në një zonë të shelfit kontinental grek, rreth 35 milje detare në jug të Kastelorizo.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*