‘Kërcënim ndaj sigurisë kombëtare’/ Trump kërkon shfuqizimin e ligjit mbi shpenzimet ushtarake

Presidenti Donald Trump ka kërcënuan se të vendosë veton ndaj projektligjit të rëndësishëm mbi shpenzimet e mbrojtjes nëse Kongresi nuk shfuqizon një prej neneve të përfshira në të, që mbron kompanitë e medias sociale nga përgjegjësia ligjore mbi materialet që përdoruesit postojnë në platformat e tyre.

Kërcënimi i Presidentit Trump ndaj Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) u bë nëpërmjet një postimi në twitter të martën në mbrëmje. Ai vjen një kohë kur projektligji prej 740 miliardë dollarësh është në duart e një komisioni që duhet të harmonizojë versionet e veçanta të miratuara nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Zoti Trump e quajti ligjin mbi kompanitë e mediave sociale, të njohur si “Seksioni 230”, një formë “mbështetjeje financiare nga ana e qeverisë për këto kompani” dhe “një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe integritetit të zgjedhjeve”.

Ligjvënësit demokratë e republikanë kanë bërë thirrje për ndryshime në mbrojtjen që garanton Seksioni 230 për këto kompani, por jo shfuqizimin në tërësi të tij.

Jon Berroya, kreu i Shoqatës së Internetit, e cila përfaqëson kompani si Google, Facebook, Twitter, Amazon dhe Reddit, tha në një përgjigje ndaj kërcënimit për veto të Presidentit Trump se shfuqizimi i Seksionit 230 do të përbënte një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.

“Ligji fuqizon platformat në internet që të heqin përmbajtje të dëmshme e të rrezikshme, përfshirë ato me përmbajtje terroriste e dezinformimi”, tha zoti Berroya.

Zoti Trump dhe konservatorë të tjerë kanë akuzuar, por pa prova, se kompani të tilla si Facebook-u dhe Twitter-i kanë censuruar postime me përmbajtje konservatore.

Në një përpjekje të kompanive të medias sociale kundër keqinformimit gjatë zgjedhjeve të muajit të kaluar, Twitter-i dhe Facebook-u vendosnin shënime postimeve të shumta të zotit Trump sa herë që ai përsëriste pretendime të pabazuara për manipulim në zgjedhje./ VOA/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*