Kërcen në 109 numri i viktimave nga COVID-19 në Britaninë e Madhe

Numri i vdekjeve nga koronavirusi, u rrit sot me 109 viktima në Britani, pasi Irlanda Veriore nuk regjistroi vdekje të reja për të katërtën ditë me radhë.

Shefat e Departamentit të Shëndetësisë nuk kanë publikuar ende numrin e fundit ditor, i cili shpesh është shumë më i lartë sepse merr parasysh vdekjet në të gjitha mjediset në Britani, raporton Dailymail.

Me numrin paraprak, numri i vdekjeve u rrit në 40.992 viktima në total.

Shëndeti Publik në Angli regjistroi sot 88 vdekje të konfirmuara nga Covid-19 në spitale e saj. Skocia regjistroi 12 viktima në të gjitha mjediset, e ndjekur nga nëntë në Uells dhe zero në Irlandën Veriore.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*