‘Ne vazhdojmë me NATO-n, ju zgjidhni Rusinë!’/ Kryediplomatja e Kosovës i përgjigjet kërcënimit të Vuçiçit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve për luftë nga presidneti serb Alekdandër Vuçiç.

Duke e cilësuar si “këlyshin e Rusisë” që po tenton bashkë me Moskën, të minojnë stabilitetin në Ballkan, por me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999-n, shkruan Haradinaj-Stublla në Facebook.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!

Politika dhe qasja e Serbisë nën rolin e “këlyshit të Rusisë” është qartazi kundër vlerave evropiane, dhe kundër politikave të NATOs për stabilitet dhe siguri në Ballkan.

Të gjitha përpjekjet ruso-serbe për të minuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon janë të papranueshme për Kosovën, dhe do të dështojnë ashtu siç kapitulluan turpshëm në vitin 1999.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*