‘Jam imun ndaj Covid-19’/ Twitter shënim te postimi Trump: Ky Tweet shkeli Rregullat

Në një njoftim të kompanisë, Twitter-i e ka klasifikuar si keqinformim postimin e bërë së fumndmi nga presidenti amerikan Donald Trump, në të cilin ai shkruante se ishte imun ndaj koronavirusit.

Në këtë postim, Twitter, ka vendosur paralajmërimin: “Ky Tweet shkeli Rregullat e Twitter në lidhje me përhapjen e informacionit të rremë dhe potencialisht të dëmshëm në lidhje me COVID-19. Sidoqoftë, Twitter ka përcaktuar se mund të jetë në interesin e publikut që postimi të mbetet i aksesueshëm.”

Kujtojmë se kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi më herët se tashmë është imun ndaj koronavirusit. I pyetur nëse vijon të ketë, Covid-19, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se është imun dhe as as nuk mund të infektohet dhe as nuk mund ta ngjisë virusin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*