172 vdekje në 24 orë/ Italia konfirmon 30.911 viktima nga COVID-19

Në Itali, që nga fillimi i pandemisë së Koronavirusit, të paktën 221,216 persona janë prekur nga virusi Sars-CoV-2 (1.402 më shumë se dje, një rritje prej 0.6%; dje +744).

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 172 viktima dhe 1.402 të infektuar nga COVID-19.

Në total janë konfirmuar 30.911 viktima dhe gjithësej janë shëruar 109,039 persona.

Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile.

Janë 12.865 pacientë të shtruar në spital me simptoma, nga të cilat 952 janë në kujdes intensiv.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*