‘ISIS po riorganizohet’/ Ka rreth 100 milionë dollarë buxhet për armatim dhe 10 mijë luftëtarë

Sipas paralajmërimit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ISIS po shfrytëzon pandeminë e coronavirusit për t’u riorganizuar dhe mund të rinis sulme të reja kur bllokimet do të lehtësohen.

Gjtë kësaj periudhe, grupi terrorist po shfrytëzon boshllëqet e sigurisë të shkaktuara nga COVID-19 për të rigjeneruar veten, thotë një raport pranë Këshillit të Sigurimit të OKB.

Propaganda e organizatës pretendon se virusi përfaqëson “ndëshkimin hyjnor ndaj Perëndimit” – dhe terroristët mund të komplotojnë me këtë periudhë pas lehtësimit të masave në të gjithë botën, raporton Themirror.

Një recesion global mund të ndihmojë ISIS të rekrutojë anëtarë të rinj, thonë analistët e sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Pas një varg sulmesh në Irak dhe Siri, ekspertët thonë se ISIS “po tregon besim në aftësinë e saj për të operuar gjithnjë e më shumë në zonën e saj kryesore”.

Dhe raporti nga Komiteti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së shton se numri i sulmeve është “rritur ndjeshëm në fillim të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019”.

Fundamentalistët janë inkurajuar të veprojnë ndërsa armiqtë e tyre janë “dobësuar dhe shpërqendruar”.

Ndryshe, besohet se janë rreth 10 mijë luftëtarë të ISIS-it ende në Irak dhe Siri dhe thuhet se kanë mbi 100 milionë dollarë buxhet për armatim.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*