Irani pranoi sulmin me raketa/ Presidenti ukrainas kërkon ndëshkim për fajtorët, dhe kompesim financiar

Ukraina ka kërkuar që Irani të ndëshkojë fajtorët për rrëzimin e avionit ukrainas dhe të kompensojë viktimat, raporton Dailymail.

“Ne presim që Irani të nxjerrë fajtorët para gjykatës”, shkruante udhëheqësi ukrainas në Facebook, duke bërë thirrje gjithashtu për ‘pagesën e kompensimit’ dhe kthimin e mbetjeve.

Ajo gjithashtu vlerësoi Teheranin për bashkëpunimin me një hetim ‘objektiv’.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ishte për të diskutuar incidentin me homologun e tij iranian Presidentin Hassan Rouhani në orën 5 të mëngjesit lokal, tha zyra e tij e shtypit.

Irani pranoi të shtunën se rrëzoi aksidentalisht avionin ndërkombëtar të kompanisë Ukrainase, duke vrarë 176 personat në bord të mërkurën, menjëherë pas lëshimit të raketave në bazat që prisnin forcat amerikane në Irak.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*