‘Irani ka lidhje me talebanët’/ Pompeo: Në mënyrë aktive, po minon paqen në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Irani po punon “në mënyrë aktive” për të minuar procesin e paqes në Afganistan.

Gjatë një konference për media, Pompeo tha se Irani ka raporte me talibanët dhe grupet tjera militante në Afganistan, raporton Rel.

Sipas tij, raportimet se komandanti iranian, Qasem Soleimani ka qenë në mision diplomatik në Irak kur u vra nga ana e Shteteve të Bashkuara, janë plotësisht të pavërteta.

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve ajrore vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.

Irani ka kërcënuar se do të hakmerret ashpër.

Uashingtoni e ka fajësuar Soleimanin për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe e ka akuzuar atë për komplot për sulme të reja pak para vrasjes së tij, javën e kaluar pranë aeroportit të Bagdadit.

Soleimani ka udhëhequr milicitë iraniane në konfliktet në Siri, Irak, Liban dhe Jemen.

Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar si “terrorist”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*