‘Ilaçi i parë’ kundër COVID-19/ Profesorët epidemiolog njoftojnë se janë shumë pranë rezultatit pozitiv

Ndërsa pandemia COVID-19 vazhdon të përhapet duke infektuar e shkaktuar vdekje, ende nuk ekziston një ilaç që lehtëson simptomat ose e kuron sëmundjen.

Por, drejtuesit e një eksperimenti në laboratin Regneron thonë se janë shumë pranë zbulimit të atij që mund të jetë ilaçi i parë kundër sëmundjes ngjitëse, ndonëse ende ka shumë të panjohura.

Sikur kjo edhe shumë kompani të tjera, janë duke kryer eksperimente të ndryshme në përpjekje të zbulimit të një kure.

Eksperimenti i kompanisë Regneron, duke përzier antitrupat e prodhuar në laboratorin e tyre me barna të tjera, po shihet si një mundësi premtuese e zbulimit të ilaçit kundër pandemisë COVID-19.

Prova që po zhvillohet në Britani, ku po punohet në fronte të ndryshme për kurimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse, do të krahasojë ndikimin e ilaçeve para dhe pasi të shtohen antitrupat e krijuar në kushte klinike.

Profesori i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit, Martin Landray, që është një nga drejtuesit e eksperimentit thotë se ky mund të jetë ilaçi i parë kundër epidemisë.

“Këto janë me të vërtetë klasa e parë e barnave që janë zhvilluar pikërisht për këtë sëmundje. Çdo zhvillim i deritashëm vjen nga ato që kishim në disponim nga së mundje të tjera dhe që mund t’u ndryshohej qëllimi”, tha ai.

Profesori ka shpresë se ilaçi do të dalë me sukses, ndonëse ende shumë pyetje nuk kanë përgjigje.

“Kjo mënyrë veprimi ka funksionuar në situata të rënda si Ebola. Prandaj, ka arsye të forta të mendojmë se ky është trajtimi më i fuqishëm i virusit. Por nuk do të jetë për të gjithë. Pyetja është… A ka përfitime dhe nëse po, kush përfiton më shumë: pacientët në gjendje më të lehtë, ata që ndodhen në aspirator apo të tjerët? Pra nuk është në pyetje vetëm efikasiteti i ilaçit por edhe tek kush është më i efektshëm. Kjo do të jetë pyetje me rëndësi për t’iu përgjigjur”, shtoi zoti Landray.

Deri tani studimi ka synuar të zbulojë nëse mund të përdoren ilaçet ekzistuese për të trajtuar sëmundjen. Përfundimet zbardhën shumë të panjohura. Në qershor dhe shtator, rezultatet e provës treguan se steroidet si “dexamethasone” dhe “hydrocortisone” ndihmuan në uljen e vdekshmërisë tek pacientët e prekur rëndë me COVID-19.

Po në qershor, rezultatet e eksperimentit njoftuan se ilaçi kundër malaries, hidroksiklorokina, nuk sjell asnjë përfitim në trajtimin e COVID-19. Eksperimenti që tashmë ka ka kaluar në provat me njerëz, kombinon antitrupat e krijuar nga laboratori Regneron dhe antitrupat e marrë nga pacientë të shëruar. Kjo përzierje pengon penetrimin e koronavirusit në qelizat njerëzore.

Regneron zbuloi ilaçin biologjik përpara se të lidhej me kompaninë farmaceutie Roche, me qëllim të prodhimit në masë të këtij produkti për përmbushjen e nevojave globale, nëse rezultaton i suksesshëm. Zoti Landray thotë se për momentin ekizton sasi e mjaftueshme për mijëra pacientë.

“Mesa duket faza e dytë po afron, prandaj kjo është momenti i duhur për të filluar. Çfarëdo përmasash që ka vala e dytë ne në Britani kemi një ilaç të ri për të filluar rikuperimin”, tha profesori.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë një marrëveshje në vlerë prej 450 milion dollarë për eksperimentin, sipas së cilës kompania Regneron do t’i shesë SHBA-së nga 70 mijë deri në 300 mijë doza të mundshme të trajtimit ose nga 420 mijë deri në 1.3 milion doza parandaluese të COVID-19.

Krahas kompanisë Regneron, kompania tjetër bioteknologjike AbCellera ofron shpresë në garën e antitrupave. Në gusht nisi eksperimenti për të testuar nëse antitrupat e tyre mund të pengojnë përhapjen e virusit në qendrat e kujdesit për të moshuarit.

Edhe kompanitë GlaxoSmithKline dhe Vir Biotechnology muajin që shkoi filluan testimin e antitrupave në pacientët që ndodhen në fazat e para të infeksionit. AstraZeneca tani është duke testuar përzierjen e saj të antitrupave në vullnetarë të shëndetshëm./ VOA/

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*