‘Harrojeni jetën normale para-COVID-19’/ Shkencëtarja e OBSH-së: Nuk do kthehet deri në vitin…

Një shkencëtare e lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, thotë se nuk ka gjasa që botës ti kthehet pamja e jetës normale para-koronavirusit, të paktën para 2022.

“Mënyra se si njerëzit po e imagjinojnë është se në janar, ju keni vaksina për të gjithë botën dhe gjërat do të fillojnë të kthehen në normalitet,” tha zyrtarja kryesore shkencore e OBSH-së, Soumya Swaminathan, për South China Morning Post, sipas FoxNews.

Por, sipas Swaminathan, ai vizion është një fantazi dhe “jo si funksionon”.

Ajo vuri në dukje se afati kohor më realist, vendos një vaksinë COVID-19 gjatë mesit të vitit 2021 dhe se imunizimi nuk do të ndodhte brenda natës dhe mbajtja e mskave dhe distancës shoqërore do të ishte akoma e nevojshme edhe për ca kohë më pas.

“Ne kemi nevojë për 60% në 70% të popullsisë për të pasur imunitet para se të filloni të shihni një ulje dramatike të transmetimit të këtij virusi,” shpjegoi Swaminathan në një takim virtual të organizuar nga Fondacioni i Kombeve të Bashkuara.

“Ne gjithashtu nuk e dimë për sa kohë do të mbrojnë këto vaksina – kjo është pikëpyetja tjetër e madhe: Sa zgjat imuniteti? Dhe, është e mundur që të keni nevojë për një përforcues.”

Këtë javë, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates bëri një parashikim të ngjashëm.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*