Adolëshenti britanik hakeroi twitter-in e Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama

Një i ri britanik është akuzuar për hakimin në faqen e mediave sociale Twitter dhe vjedhje e mijëra dollarëve në Bitcoin, duke marrë përsipër llogaritë e të famshëmve dhe drejtuesve të biznesit.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA akuzoi Mason Sheppard, 19 vjeç, nga Bognor Regis, për komplot për të kryer mashtrim teli, komplot për të bërë pastrim parash dhe për hyrje të qëllimshme në një kompjuter të mbrojtur, raporton Dailymail.

Sheppard ishte një nga tre personat e akuzuar për hakimin, e llogarive që i përkisnin Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama, duke i rrëmbyer dhe i përdorur për të postuar në lidhje me kuletat Bitcoin.

Më shumë se 100,000 dollarë u vodhën në mashtrim, tha DoJ. Akuzat mbajnë një dënim maksimal prej 45 vjet burg.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*