Greqia njofton 19 raste të reja/ Konfirmohen 190 viktima nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, Organizata Kombëtare e Shëndetit  Publik në Greqi konfirmon 19 raste të reja me koronavirus.

Deri tani, numri i përgjithshëm i të prekurve është 3256.

Me vdekjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në spitalin Alexandroupolis, të një gruaje  71-vjeçare me sëmundje themelore shkon në 190 numri i të vdekurve.

Ndërkohë që 9 persona trajtohen të intubuar.

Nga 1 janari i 2020 e deri më sot, në laboratorët që kryejnë kontrolle për koronën e re (SARS-CoV-2) dhe që deklarojnë sistematikisht në EODY të gjitha mostrat që ata testojnë (pozitive dhe negative), janë testuar gjithsej 2788955 kampione klinike në Greqi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*