Greqia konfirmon 19 raste të reja me Coronavirus  

Sipas autoriteteve shëndetësore greke, Phea , për ditën e sotme janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 3983, ku nga 19 raste, 3 raste janë të importuara dhe kanë ardhur vullnetarisht për kontroll, 9 raste në njësinë periferike të Atikës, 2 raste në njësinë periferike të Selanikut, 1 raste në njësinë periferike të Kozani, 1 raste në njësinë periferike të Cikladave, 1 raste në rajonin e Lyria në njësinë periferike të Xanthi, dhe 1 rast në njësinë periferike të Halkidiki.

Deri tani 12 pacientë po trajtohen të intubuar dhe nuk janë regjistruar vdekje të reja.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*