Greqi/ Regjistrohen 11 viktima dhe 438 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit, Greqi ka përjetuar sërish shifra të larta infeksioni, pasi ka konfirmuar 438 raste të reja pozitivë me koronavirus.

Sipas mediave, 62 prej tyre janë kontakte të personave të konfirmuar pozitivë më herët.

175 raste u konfirmuan në rajonin e Atikës e cila mbetet zona më e prekur në vendin fqinj që prej fillimit të pandemisë, për t’u ndjekur nga Selaniku me 49 raste të reja dhe Kozani me 21.

11 pacientë ndërruan jetë nga koronavirusi. Ndërkohë në spitale 85 të infektuar po trajtohen në intubim. Numri i të infektuarve në Greqi ka shkuar 25802, prej të cilëve 55.6% janë burra.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*