Greqi/ 85 viktima dhe 526 raste të reja me Covid-19  

Gjatë 24 orëve të fundit, Në Greqi kanë humbur jetën 85 pacientë me koronavirus, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 4,257 humbje jete.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shënuar 526 raste të reja me koronavirus, 134 prej të cilave u zbuluan në Atikë dhe 118 raste në Selanik.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 131 597 të prekur, 52,5% e të cilëve janë burra.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të respektojnë protokollin për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*