Greqi/ 2 viktima dhe 284 raste të reja me COVID-19   

Sipas EODY 284 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Greqi në 24 orët e fundit, një numër rekord negativ për shtetin helen.

Nga të cilat 17 janë zbuluar pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve  është 8,664.  31 pacientë  trajtohen të intubuar, ndërsa 143 pacientë janë larguar nga ICU.

Ndërkohë  ka pasur edhe dy vdekje të reja, duke shkuar kështu numri në 242 vdekje në vend.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*