Gara Hapësinore/ Kina nis misionin saj në Mars një javë pas Arabisë

Kini nisi misionin e parë për në tokën e kuqe, Mars, ku disa ditë më parë ishte Arabia Saudite e cila nisi udhëtimin e parë të saj hapësinor.

Ethet e garës hapësinore duket se do të zgjasin edhe për shumë kohë të tjera sepse është edhe SHBA e cila ka një program të tillë.

Tianwen-1 u ngrit me një raketë Long-Mars 5 nga ishulli Hainan.

Anija kozmike kineze do ti duhet 7 muaj kohë për të arritur në objektiv, nëse gjithçka shkon mirë Tianwen-1 ose ‘në kërkim të vërtetës qiellore’do të kryej kërkime për ujë nëntokësor nëse është i pranishëm si dhe dëshmi  mbetjeve të mundshme  të jetës antike .

Kjo nuk është përpjekja e parë e Kinës për të zhvilluar një program hapësinor, në 2011 gjatë një misioni Ruso- Kinez anija e ngritur në Kazakistan nuk mundi të kalonte orbitën dhe si pasojë  u përfshi nga flakët duke u djegur plotësisht.

Por një problem tjetër i madh pasi të kalosh orbitën e tokës është ulja në Mars, pasi është shumë e vështirë, i vetmi vend  që e ka bërë këtë është SHBA-ja.

Në një artikull të botuar në fillim të këtij muaji në Nature Astronomy, inxhinieri kryesor i misionit Wan Weixing tha se Tianwen-1 do të rrëshqitej në orbitë rreth Marsit në shkurt dhe të kërkonte një vend uljeje në Utopia Planitia – një rrafshinë ku NASA ka zbuluar prova të mundshme të akullit nëntokësor.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*