Franca rikthen izolimin/ Macron njofton një bllokim të dytë kombëtar

Shifrat e larta të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronavirusi, fusin sërish në karantinë edhe Francën pas Gjermanisë.

Këtë mbrëmje, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve.

Duke filluar nga dita e premte, francezët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore.

Në vendimin më të fundit të qeverisë franceze thuhet do të mbyllen bizneset si restorantet dhe baret.

Kujtojmë se ditët e fundit Franca ka regjistruar shifra rekord viktimash dhe infektimesh nga virusi i rrezikshëm.

Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe zyrtarët thonë se bllokimi i dytë duhet bërë, që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*