‘Franca po vuan me Macron’/ Erdogan thumbon homologun francez

 

Të premten, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, para gazetarëve tha se shpresonte që Franca të “çlirohet” së shpejti nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Erdogan vazhoi edhe më tej, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën e cila po kalonte në kohë të rrezikshme.

NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme”, u shpreh Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze.

“Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ai.

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagorni-Karabakut.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*