FOTOLAJM/ Pas SHBA edhe Kina ngul flamurin e saj në Hënë

Kina u bë vendi i dytë që vendos flamurin në Hënë, më shumë se 50 vjet pasi SHBA e bëri këtë gjë për herë të parë.

Sipas BBC, Agjencia Hapësinore Kineze ka shpërndarë fotot e flamurit me pesë yje mbi Hënë.

Fotot janë bërë nga një kamera në bordin e anijes kozmike Chang’e-5. Të enjten kjo anije la Hënën me një numër kampionësh shkëmborë në bordin e saj.

Dy misione të mëparshme hapësinore kineze kishin flamujt e këtij vendi, por asnjëri prej tyre nuk u fiksua në Hënë.

SHBA vendosi flamurin e saj në Hënë gjatë misionit Apollo 11 në vitin 1969. Pesë flamuj të tjerë amerikanë janë vendosur në Hënë gjatë misionit pasues.

Në vitin 2012, NASA tha se pamjet satelitore tregojnë se flamujt qëndrojnë akoma. Por ekspertët thonë se tashmë ato mund të jenë bërë ngjyrë e bardhë për shkak të rrezeve të diellit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*