FOTO/ Pas sulmeve ajrore iraniane, zbulohen dëmet në bazën ushtarake të Irakut

Trupat amerikane janë në proces të pastrimit të mbeturinave dhe rrënojave nga një zonë me madhësinë e një stadiumi futbolli, në një bazë ushtarake në Irakun perëndimor, që u godit nga sulmet ajrore iraniane.

Sulmi në bazën Ain al-Asad të mërkurën e kaluar, ku janë vendosur rreth 1.500 forca amerikane dhe koalicioni, u krye në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Gjeneralit të Gardës Revolucionare Irani, Qassem Soleimani, raporton Foxnews.

“Kishte më shumë se 10 raketa të mëdha që goditën disa përgjatë fushës së bazës ajrore,” tha Col. Myles Caggins, një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SHBA, që lufton militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Ai shtoi se shpërthimet në bazë, krijuan kratera të mëdhenj dhe shkatërruan objektet që strehojnë dhjetëra ushtarë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*