FOTO/ Kim Jong-un shfaqet në publik pas disa javësh mungesë

Pas disa javësh mungesë dhe thashethemesh rreth shëndetit të tij, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u shfaq sërish në publik.

Së bashku me personat e tij më të besueshëm, Kim Jong-un kryesoi mbledhjen politike të organizuar pas disa javësh mungesë.

Ajo që u vu re në takim ishte fakti se lideri suprem dhe mbështetësit e tij ruanin distancën nga njëri-tjetri edhe pse Korea e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast me COVID-19.

Ky takim vjen pas shumë thashethemesh se Kim kishte humbur jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Mediat aluduan për vdekjen e tij, pas mungesës në “Ditën e Diellit”, e cila është edhe ditëlindja e gjyshit të tij.

Megjithatë pas rreth një muaji mungesë ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave. Sakaq, pas shumë spekulimeve ai duket se është rikthyer në krye të vendit dhe ka lënë pas krahëve problemet shëndetësore.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*