Fondi i rimëkëmbjes/ BE ende larg zgjidhjes përfundimtare, Hollanda mirëpresin ide të reja  

Të shtunën, Hollandezët mirëpritën propozimet e reja mbi një fond masiv stimulimi të BE në një ditë të dytë të negociatave midis drejtuesve të bllokut, megjithëse një marrëveshje përfundimtare se si të ringjallte rritjen e nxitur nga pandemia e koronavirusit, mbeti larg.

Të premten, bisedimet u bllokuan se kush duhet të kontrollojë dhe sesi harxhohen paratë, ndërsa Kryeministri holandez Mark Rutte u deklarua kundër homologëve të tij të BE, pas 13 orësh bisedimesh në një samit në Bruksel, raporton Reuters.

Pandemia e cila ka prekur shumë ekonomi evropiane, kanë marë goditjen e tyre më të keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore dhe udhëheqësit evropian kërkojnë të bien dakord për një fond rimëkëmbje prej 750 miliardë eurosh (856 miliardë dollarë) dhe një buxhet për 2021-27 të BE-së, prej më shumë se 1 trilion euro.

“Unë jam duke e bërë këtë për të gjithë Evropën, sepse është gjithashtu në interes të Spanjës dhe Italisë që ata dalin nga kjo krizë me forcë,” u tha Rutte gazetarëve herët të shtunën, duke iu referuar dy vendeve të BE më të prekura nga pandemi.

Shumë nga 27 liderët – të veshur me maska në takimin e tyre të parë ballë për ballë që nga shkurti – kishin kërkesat e tyre në negociata, duke kapërcyer përparësi të ndryshme rajonale dhe ekonomike.

Por pozicioni hollandez theksoi ndarjet e thella në bllok, pasi ekzekutivi Komisioni Evropian kërkon një mandat për të huazuar miliarda euro në tregjet e kapitalit për herë të parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*