Erdogan letër drejtuesve të BE-së: I gatshëm për dialog pa kushte me Greqinë

Në një letër dërguar drejtuesve të BE-së një ditë para Këshillit Europian, ku do të diskutohet për tensionet në Mesdheun Lindor dhe sanksionet e mundshme kundër Ankarasë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se ishte i gatshëm për një dialog me Greqinë pa kushte paraprake.

Në mesazhin drejtuar krerëve të institucioneve në Bruksel dhe presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE-së, me përjashtim të Greqisë dhe Qipros, presidenti turk nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve BE-Turqi dhe progreset e realizuara në këtë drejtim nën qeverisjen e tij.

“Së fundi, marrëdhëniet tona janë përballur me sfida të reja, në sfondin e zhvillimeve në Mesdheun Lindor”, shkruan Erdogan duke theksuar si objektiv kryesor të Turqisë delimitimin e zonave të juridiksionit detar në mënyrë të drejtë.

“Gjetja e një zgjidhjeje paqësore dhe të drejtë për problemet në Mesdheun Lindor është përgjegjësia jonë e përbashkët”, përfundon presidenti turk.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*