‘Egjipti po na shpall luftë’/ Ministri i Punëve të Brendshme të Libisë reagon pas vendimit

Ministri i Punëve të Brendshme të Libisë, Fat’hi Bashagha tha se vendimi i Parlamentit egjiptian për autorizimin e presidentit Abdel Fattah al-Sisi të ndërhynjë ushtarakisht në Libi është si “deklaratë lufte”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Miratimi i parlamentit egjiptian për vendosjen e trupave jashtë kufijve të saj perëndimorë është një deklaratë lufte për Libinë dhe shkel kartat e Lidhjes Arabe dhe OKB-së”, shkroi ministri Bashagha sonte në një postim në Twitter.

“Forcat e huaja në tokën libiane janë armiqë. Nuk do të hezitojmë për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe lirinë e kombit tonë”, tha Bashagha në të njëjtin postim.

Me një veprim që me gjasë do të përkeqësojë tensionet në Afrikën e Veriut, Parlamenti i Egjiptit dje miratoi një propozim që autorizon ndërhyrjen ushtarake në Libinë fqinje.

Në një votim sekret të kryesuar nga Kryetari i Parlamentit Ali Abdel Aal, parlamenti autorizoi presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, që “të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit”, njoftoi e përditshmja Al Gomhuria.

Vendimi vjen një javë pasi parlamenti i Tobrukut të Libisë, i lidhur me kryekomandantin Khalifa Haftar, i dha leje Egjiptit për të ndërhyrë ushtarakisht në Libi, nën pretekstin e “mbrojtjes së sigurisë kombëtare” të të dy vendeve.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*