Dëbohen dy zyrtarë kinezë, pasi shkelën sigurinë e bazës ushtarake, Pekini: SHBA të korrigjojë ‘gabimin’

Kina u kërkoi Shteteve të Bashkuara të korrigjojnë dëbimin e dy zyrtarëve kinezë, që ajo e quajti “gabim”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang tha se akuzat e SHBA ndaj dy zyrtarëve, nuk përputhen me faktet dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të mbrojnë siç duhet të drejtat e diplomatëve, raporton VOA.

Zëdhënësi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me një njoftim të gazetës New York Times, që thoshte se Shtetet e Bashkuara dëbuan pa bujë dy zyrtarë kinezë, pasi ata hynë me makinë në një bazë ushtarake në shtetin Virxhinia.

Njoftimi, i cili citonte persona që kishin dijeni për ngjarjen, thotë se incidenti ndodhi në fund të shtatorit. Sipas gazetës, dy zyrtarët kinezë dhe gratë e tyre e ndaluan makinën pranë postbllokut të bazës, ku atyre iu tha se duhet të kalonin portën dhe pastaj të ktheheshin mbrapsht për të dalë.

Në vend të kësaj, zyrtarët të paktën njëri prej të cilëve ishte oficer zbulimi, vazhduan drejt dhe u ndalën vetëm kur arritën në një rrugë të bllokuar nga kamionë zjarrfikës.

Gazeta New York Times tha se zyrtarët shpjeguan më pas se kishin keqkuptuar udhëzimet për t’u kthyer dhe kishin ngatërruar rrugën.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*