Daçiç paralajmëroi tërheqjen e njohjes së Kosovës/ Ministrja konfirmon qëndrimin parimor të Gambias  

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në vitin 2018, kishte zhvilluar një takim me diplomatin gambez, Usaina Darba, ku është folur edhe për qëndrimin e Gambisë, në lidhje me njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Daçiç kishte kërkuar nga Darba që të rikonsiderojë vendimin për ç’njohje.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Diasporës së Republikës së Gambias, Mamadou Tangara, të cilën e ka falënderuar për qëndrimin parimor të Republikës së Gambias rreth njohjes dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit midis vendeve tona dhe thellimit të marrëdhënieve bilaterale veçantërisht për çështje të arsimit dhe fushave të tjera të interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj – Stublla.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

Në një thirrje telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Diasporës së Republikës së Gambias, Z. Mamadou Tangara, shpreha falenderimin e Kosovës për qëndrimin parimor të Republikës së Gambias rreth njohjes dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit midis vendeve tona dhe thellimit të marrëdhënieve bilaterale veçantërisht për çështje të arsimit dhe fushave të tjera të interesit të përbashkët.

Në një thirrje telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Diasporës së Republikës së…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on E mërkurë, 14 Tetor 2020

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*